Rastet kur personat zyrtarë pengohen në vendin e tyre të punës nuk janë edhe të paktë në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar tre persona për shkak se kanë penguar policët në kryerjen e detyrës.
Konfirmohet se pronari i lokalit, ka tentuar t’i parandalojë policët në shqiptimin e gjobës për shkak të zhurmës së shkaktuar në lokalin e tij.
Policët e përfshirë në rast kanë marrë lëndime të rënda, me ç’rast iu është nevojitur tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit lidhur me rastin është arrestuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit e tjerë janë liruar me procedurë në rregullt./KosovaPost/