Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të marrin vaksinën, pa zgjedhur cilën, ndërsa ka sqaruar se të dy vaksinat si “AstraZeneca”, si ajo “Pfizer”, janë të sigurta.
“Mos bëni zgjedhje se cilën vaksinë ta merrni por merrni vaksinën që të sigurojmë shëndetin publik në vend. Ka shumë rëndësi që sa me shpejtë dhe sa më shumë të vaksinohemi”, ka thënë Vitia.
Ndërkoh, Vitia ka bërë të ditur se sot ka filluar furnizimi me barna për institucionet e kujdesit parësor.
”Sot ka vazhduar furnizimi me barna për kujdesin parësor shëndetësor”.”Kjo ka qenë një punë e gjatë dhe e palodhshme e administratës në Ministrinë e Shëndetësisë”, theksoi ministri Vitia.
Ai foli edhe për vaksinat , për çka tha ai se së shpejti në Kosovë do të arrij edhe një kontingjent i tyre.
”Në tremujorin e tretë në të cilën gjendemi nga kontrata bilaterale me Pfizer do të arrijë 622 mijë vaksina, ku një pjesë e tyre tanimë ka arritur gjatë muajve korrik dhe gush. Së shpejti presim edhe arritjen e mbi 450 dozave të Pfizer, nga COVAX pjesë e donacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të AstraZenceas nga Gjermania”, ka thënë Vitia.