Profesori universitar në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht shkrimtari e publicisti, Ag Apolloni, ka reagaur përkitazi me mësymjen fizike të deputeti të LDK-së, Arben Gashi, karshi Ilir Kërçelit, anëtar i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikes së Kosovës, Glauk Konjufces, transmeton Kosova Post.
Duke iu referuar ‘mizanskenes’ të prodhuar nga përfaqësuesi i LDK-së, profesori Apolloni, me nota shpotie e ironie kundroi se partia në fjalë është duk u përshkuar nga transformimi në identitetin dhe trashigimin burimor të saj.
Ky është reagimi i plotë:
‘Unë mendoj se LDK-ja ka ‘avancuar’ shumë. Nga Rugova deri te vëllai i këshilltarit të Ilir Metës, ose nga durimi deri te kërcënimi – ‘rruga e mundimshme drejt njohjes’.
Sinqerisht, ose duhet të kthehet mbrapa, ose do të ecë drejt greminës së budallakisë’, ka shkruar Apolloni.