Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të OVL e UÇK-së.
“Sot, rreth orës 10:00 para Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar të mbahet protesta e pa lajmëruar në polici, e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe sipas tyre për ta kundërshtuar ndryshimin për heqjen e kategorisë në lidhje me pagën minimale. Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare”, thuhet në njoftim.
Policia shton se përderisa protesta ishte duke u mbajtur, disa nga protestuesit kanë tentuar me forcë të depërtojnë ti dëmtojnë dyert e Parlamentit për të hyrë brenda si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme të forta, lloje të gazit/tymit në drejtim të zyrtarëve të PK-së.