Rastet kur personat postojnë video në rrjete sociale derisa gjuajnë me armë, nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur me 17 korrik në fshatin Leshan të Pejës teksa i dyshuari ka qenë në arrati tash e gati katër muaj, raporton KosovaPost.
Lidhur me rastin, pas disa hetimeve Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është kapur dhe ndaj tij janë marrë masat e nevojshme.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se, rastet kur personat publikojnë video në rrjete sociale duke gjuajtur me armë, në vendin tonë, gjë kjo që ka ndodhur shpesh këtë verë gjatë sezonit të dasmave, kanë qenë me numër të konsiderueshëm, ndërsa pas disa intervenimeve të Policisë armët janë konfiskuar./KosovaPost/