“Do të vazhdojmë konsultimet dhe shkëmbimin e informacioneve në këtë çështje me partnerët tanë. Ne do të flasim për të gjitha problemet në fushat diplomatike, ushtarake dhe njerëzore”, tha Putin, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka diskutuar për zhvillimet në Afganistan në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Rusisë u zhvillua nën kryesimin e Putinit.
Në një deklaratë në fillim të takimit, Putin vuri në dukje se do të diskutojnë mbi situatën e fundit lidhur me zhvillimet në Afganistan.
“Do të vazhdojmë konsultimet dhe shkëmbimin e informacioneve në këtë çështje me partnerët tanë. Ne do të flasim për të gjitha problemet në fushat diplomatike, ushtarake dhe njerëzore”, tha presidenti Putin.