Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka porositur qytetarët se ankesat të cilat i kanë duhet t’i dorëzojnë në mënyrë fizike në selinë e PZAP-së në Prishtinë dhe se ato nuk duhet të bëhen përmes rrjetit social Facebook.
Sipas PZAP të gjithë qytetarët të cilët ankesat i kanë dërguar përmes Facebook-ut nuk do të konsiderohen si ankesa.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës.
Afati I paraqitjes e ankesës është 24 ore nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar.