Mali i Zi ndodhet në një krizë të thellë politike pasi shumica qeverisëse nuk po arrin të funksionojë.
Për të për fituar nga kjo situatë opozita ka iniciuar një mocion mosbesimi në Parlament.
Nikollë Camaj, kreu i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Malin e Zi thotë se 40 deputetë të opozitës kanë bërë një kërkesë të tillë.
Nuk i duhej dhënë hapësirë liderëve me pikëpamje ruse dhe serbe”, tha Camaj.
Partia që mund të përmbysë balancat është ajo e Dritan Abazoviç që ende nuk është ka deklaruar se cili do të jetë qëndrimi i tij. Sipas Camajt, partia e tij ka mos përputhje me shumicën qeverisëse.
“Nuk është deklaruar taksavisht se çfarë do të bëjë. Por ka thënë se nuk do të bëjë kompromis me orientimin pro perëndimor dhe njohjen e Kosovës” tha Camaj.
Sipas tij në Malin e Zi pati ndryshime, por këto ndryshime po rezultojnë zhgënjyese.
Camaj theksoi se me shqetësim vërehet ndikimi i Rusisë, Serbisë dhe sidomos Kishës Ortodokse.
Ai nënvizoi se situata nuk është e mirë pasi nga një anë nuk kërkojnë që të rikthehen ata që kanë qeverisës për 30 vjet që në emër të patriozimit kanë plaçkitur gjithçka nga ana tjetër nuk pajtohen me atë që e quan “klerofashizëm”.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 anëtarë dhe shumica qeverisëse do ta ketë të vështirë të marrë vetëbesim.l.n.