Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës.
Ai duke arsyetuar propozim vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, vendim ky që pritet të miratohet ka thënë se është më përputhje me rezuluten e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe institucione tjera ndërkombëtare.