Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po planifikon të vizitojë Lindjen e Mesme në ditët në vijim.
Sipas mediave atje, thuhet se ai do të shkojë atje për të diskutuar për marrëveshjen e pengjeve dhe të armëpushimit në Gaza, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, Blinken më herët tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dyfishojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
Ai tha se Sinëar kishte refuzuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e ShBA-së për të arritur një marrëveshje paqeje.