Një protestë është mbajtur para pak çastesh para Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga organizata feministe QIKA, transmeton Kosova Post.
Organizata feministe QIKA, ka ndërmarre një aksion protestues pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe e kanë vendosur një baner me mbishkrimin ‘Pushimi Prindëror Fuqizon Gratë’, duke kundërshtuar kështu pakon e qeverisë për gratë lehona.
Aktiviteti i tyre është përcjellë nga Policia e Kosovës. Gjithçka ka kaluar pa incidente./KosovaPost/