Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.
Milan Radoiçiq është njeriu që është vetëdeklaruar si organizator i atij sulmi të grupit paramilitar serb. Ai është edhe në listën e zezë të SHBA-së, por vazhdon të jetë i lirë në Serbi.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se shpreson që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë “njëfarë përgjegjësie”.
“Mendimi ynë është se ky është një person që e ka pranuar se ka qenë shumë i përfshirë në ngjarjet në Banjskë. Sigurisht që nuk ka qenë një ditë që i ka ndihmuar interesat serbe dhe sigurisht që nuk i ka ndihmuar as marrëdhëniet amerikano-serbe. Megjithatë, shpresoj që kjo çështje të vijë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur”, tha Hill në një intrervistë për mediumin serb, NIN.G.express.