Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas drekës së punës që shtroi për liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se gjashtë vendet përkasin në Europë.
Ajo tha se ky është synimi mbi të cilin po punojnë, ndërsa foli edhe për Planin e Rritjes dhe afrimin e tregjeve.
“Sot prita liderët e gjashtë [vendeve] partnere të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Europës. Kjo është për çfarë po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo.
I ftuar në kët takim liderësh është edhe Kryeministri i Kosovës Albibn Kurti.