Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka njoftuar se është në Stamboll të Turqisë.
Kujtojmë se së fundmi Shqipëria ka lidhur një kontratë me një distributor turk për të marrë vaksina kineze.
Në Stamboll, kreu i qeverisë pritet që të firmos për të mbyllur kontratën, me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë.
Marrëveshja mban edhe firmën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama tha se ka një lajm të mirë për nisjen e vaksinimit masiv, duke nënkuptuar se me marrëveshjen e re të arritur pritet që në vendin tonë të mbërrijnë një numër i madh vaksinash kineze.
“Në Stamboll për shumë vaksina O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!” shkruan Rama.
Shqipëria deri më tani, ka marrë vaksina tek kompanitë, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V, dhe se fundmi pritet të marrë edhe vaksinën kineze./abcenws.al