Rama për Papa Françeskun: Një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë një mesazh të ndjerë për Papa Françeskun.  Ai tha se Ati i Shenjtë ka qenë një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.

Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Papa Françeskut, Shqipëria ka shpallur 26 prillin ditë zie kombëtare.

Vdekja e Atit të Shenjtë, i cili njihej jo vetëm si një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm por edhe si një mik i afërt i shqiptarëve, ka ngjallur reagime të ndjera në Shqipëri.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish