Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me ndihmës-sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.
Rama tha se ata kanë folur për reformat, drejtësinë, investimet strategjike në energji dhe për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e ShBA-së për Ballkanin e Hapur.
“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Donfried.
“Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”.