Kalimit të bujshëm të Lionel Messi-t, në skuadrën e princave – Paris Saint Germain, kësaj vere, i parapriu blerja e Sergio Ramos-it, nga po kjo skuadër, shkruan Kosova Post.
PSG tashmë ka në skuadrën e saj, dy ish armiq në fushën e blertë. Një ish katalanas dhe një ish madrilien. Kush do ta kishte menduar?
Këtë fakt e ka theksuar nëpërmjet një postimi edhe Sergio Ramos.
Ish mbrojtësi i Real Madridit, i ka uruar mirëseardhje Lionel Messit, duke pyetur me shaka: Kush do ta kishte menduar?
“Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar apo jo Messi? Mirësevjen!” – ka shkruar ai në një twitt.
PSG këtë verë, mbetet ndër skuadrat më të forcuara gjatë afatit kalimtar. Portjeri italian nga skuadra e Milano-s, do t’ua mbrojë portën, ndërsa mbrojtja dhe sulmi janë forcuar me blerjet e Ramosit dhe Mess-it./KosovaPost/
¿Quién nos lo iba a decir, verdad #LeoMessi?
¡Bienvenido! / Welcome! / Bienvenue !@PSG_espanol pic.twitter.com/vHcpBY6z08— Sergio Ramos (@SergioRamos) August 11, 2021