Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit.
Rashiq ka thënë se nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë ai nuk e di çka është.
“Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që ju i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? , si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq.