Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për rastin e arrestimit të Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, si të dyshuar për spiunazh.
Dugolli ka thënë se në Kosovë Ligji i Lustracionit ka qenë shumë i domosdoshëm.
Ai tha se ka pasur tentativa në të kaluarën për draftimin e një ligji për lustracion, por sipas tij problem ka qenë mungesa e dosjeve.
“Arsyeja ka qenë se nuk i posedojmë dosjet dhe Serbia do të shfrytëzonte atë moment që të falsifikonte, do të bënte ato që din, që të nxiste një hakmarrje e vëllavrasje. Sepse në momentin që nuk i posedon dosjet edhe mund të falsifikohen.Mirëpo mendoj se nuk është arsyetim sepse kpje të tjera mund të ketë edhe në vendet e tjera.”, tha Dugolli.
Ai ka thënë se nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm që të bëhet ky ligj.
“Nuk është arsyetim i qëndrueshëm sepse nëse një pjesë e dosjes apo kryesorja është Serbi, atëherë ka qenë Jugosllavia dhe ddosje apo koipje të dosjeve mund të ketë edhe në vendet e tjera Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Bosnje dhe ne fare lehtë kishim mundur të bashkëpunojmë me shtet mike, të cilat gjatë rrugëtimit tonë për liri edhe na kanë dalë në krahë. Hpaje dosjeve është e dhimbshme për dikë por unë jam adhurues i madh që të hapen ato dosje, jo për hakmarrje.”, tha Dugolli.