Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 479 810, prej të cilëve 3 394 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Sipas të dhënave nga “Worldometer”, në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve në SHBA është rritur në 102 344, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27 804 262.
Deri më tani janë shëruar mbi 17,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka arritur në mbi 327,2 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i prekuri në SHBA, me mbi 3,42 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i viktimave është regjistruar në New York, me gjithsej 45 301 viktima.