Vera po vjen e me këtë stinë fillon edhe vala e të nxehtit, prandaj të gjithë duam të gjejmë pak freski e pushim relaksues diku në reivierat bregdetare qoftë afër apo edhe më larg. Derisa mendojmë për pushime dhe relaks nuk është se nuk interesohemi të kërkojmë oferta për një pushim sa më ekonomik e të përballueshëm pa’ rrezikuar’ buxhetin, shkruan Kosova Post.
Por si gjthmonë për pushime të këndshme dhe ekonomike, edhe këtë verë ka menduar Agjensioni turistik Fibulla Travel, e cila sezonin e 25 veror e fillon me ofertat të reja pëveç atyre tashmë tradicionale.
Prandaj në sezonin e radhës “Fibula” vjen me risi, e ajo është riviera e Bullgarisë, e cila pak apo fare nuk është shijuara nga qytetarët e Kosovës, për shkak lëvizjes së kufizuar.
Me liberalizimin e vizave, Agjensioni turistik “Fibula” në sezonën turistike 2024 vjen me befasinë e radhës, pushime në bregdetin e Bullgarisë, një mundësi e ‘artë’ për ata që duan eksperienca të reja e pushime të këndshme me çmime të arsyeshme.
Për programin turistik vera 2024 dhe risitë, për Agjencinë e Lajmeve Kosova Post, flet pronari i Agjensionit turistik “Fibula’, Shpëtim Turku, i cili bën të ditur se udhëtimi në bregdetin e Bullgarisë do të jetë i shpejtë e komod ngase nga 18 qershori do të filojnë fluturimet Prishtinë-Burgas(Bullgari).

“Sivjet pak më ndyshe nga sezonat tjera, do të kemi një destinacion të ri për pushuesit nga Kosova. Pran në aranzhmane turisktike, risia vjen me Bullgarinë, gjegjësisht rivieren bregdetare në Burgas, ku kemi një laryshi ofertash nga ky bregdet. Kemi kontrata me 400 hotele, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme”, tha Turku.
Ndërsa flet për destinacionin e ri që ofron “Fibula”, Turku kujton se qysh tani ka filluar një interesim i madh për rezervime në destinacionet e ndryshme, sikur edhe për destinacionin e ri, atë të bregdetit të Burgasit në Bullgari.
“Interesimi është shum i madh, njerëzit kanë filluar të bëjnë rezervime në disa vende ku numri është i limituar. E ofertat speciale, sivjet janë ato promovuese të destinacionit të ri që kemi bregdetin e Bullgarisë. Në rivierën e Bullgarisë në Burgas kryesisht është rrrethi i Nesebarit me resorte hoteliere të mahnitshme që ofrojnë shërbime me standard tradicionale turistike.Pra të gjitha hotelet që i kemi vizituar janë më të kërkuarit për rezervime për momentin.
Turku, flet edhe për ofertat e sezonit të 25 në rivierën bregdetare turke.
“Përveq Bullgarisë, tjetër risi është edhe destinacioni i Turqisë për pushime që është riviera më e frekuentuar nga qytetarët e Kosovës, prandaj në këtë sezonë kemi filluar me fluturime çdo ditë nga Prishtina në Antalya dhe Bodrum. Pra edhe në kohën kur fluturimet ishin vetëm një here në javë në këto destinacione, ishim të parët që lëshuam linjen dhe njësoj tani jemi të parët që kemi linjen e fluturimeve një herë në javë për Burgas-Bullgari”, tha Turku.
“Jemi të parë që kemi filluar me fluturime një herë në javë për rivierën e Turqisë, sikurse tash që e kemi Burgasin në një herë në javë. Tani kemi çdo ditë fluturime për Antalya, Bodrum”, tha Turku.
Kjo verë do të jetë më ndryshe nga verat tjera turistike, pasi që “Fibula” përveq Bullgarisë sjell oferta për pushuime në Spanjë e Itali.
“Tjetër risi është se nga Tirana kemi udhëtimet për Itali dhe Spanjë. Destinacione këto tashmë mjaft të frekuentuara nga shtetasit e Kosovës pas liberalizimit të vizave”, theksoi Turku.
Ai kujtoi se edhe vitet kur Kosova ishte e ‘mbyllur” ka pasur kërkesa për aranzhmane turistike për bregdetin e Italisë dhe Spanjës, Bullgarisë, por tha ai kërkesat kanë qenë të pakta, për shkak se kostoja financiare rritej derisa duhej marrja e vizave e cila kushtonte 100 euro atë kohë.
“Kërkesa ka pasur edhe më parë, por kanë qenë shpenzime ekstra p.sh një vizë ka kushtuar 100 euro, ka qenë më pak e vizituar shkaku i kostove ekstra. Pra tani ofertat tona janë të shumëta e të ndryshme, nga ato që kërkojnë të rinjtë, familjet por edhe oferta për muajin e mjaltit”, tha Turku.
E kush tjetër di të eksplorojë vende të magjishme e atraktive e me kosto solide, përveç Agjensisë Fibula, e cila këtë verë pra vjen me oferta për rivieren bullgare që qytetarë e Kosovës nuk e kanë pasur të qasshme deri tani ta shiijojnë për shkak të liberalizimit.
Ndërsa tani pas liberalizimit udhëtimi në Bullgari është fare i lehtë sepse për këtë është kujdesur e agjensia turistike “Fibula”e cila jo rastësisht është duke rrugëtuar me suksese të jashtëzakonshme në fushën e turizmit, sepse ka saktësinë e përgjegjësinë për çdo lëvdatë, duke mos harruar edhe trajtimin dhe kujdesin me finesë ndaj klientëve të saj tashmë shumica të përhershëm, shkruan Kosova Post.
Andaj një udhëtim komod e me kohë minimalisht të shkurtër e sjell “Fibula” përmes hajpjes së vijës Prishtinë- Burgas (Bullgari). Dhe për ata që duan eksperienca të reja, mund ta shijojn bregdetin e Bullgarisë vetëm për një orë udhëtim me avion.
Duhet përmendur se agjensia ” Fibula”, organizon udhëtimet tashmë tradicionale me mediat e Kosovës, kurse këtë radhë udhëtimi më interesant padyshim ishte ai për Burgas, ku gazetarët shijuan bukuritë e plazheve tyë hoteleve turistike në zonën e Burgasit si Nesebar Obzir e Sany Hill Beach. Pastërtia, gjelbërimi ishin alfa e omega e secilit hotel e plazh atje që padyshim se janë dy elemente kyçe që secili pushues i kërkon përveq kushteve të akomodimit që ishin të standardeve të larta turistike me shërbime all incluzive e ultra incluzive, sikur edhe villa familjare të ëndrrave.
Nuk do e anashkalojmë edhe faktin që agjensia turistike “Fibula” përveç ofrimit të pushimeve në vende të vlerësuara , ajo pa diktueshëm ka edhe misionin promovues të shtetit të Kosovës, derisa qytetarët tanë arrijnë të shijojnë pushimet në destinacione të ndryshme duke i njohur tashmë si shtetas të Republikës së Kosovës.
Krejt atë që kërkoni për pushime fantastike, esperiencca të reja, plazhe e resorete hoteliere të magjishme sjell për ju vetëm Agjensia Turistike Fibulla./Kosova Post/


























