Erling Haaland është njëri prej futbollistëve më të kërkuar të momentit.
Atë e duan shumë klube, përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Cityn, Unitedin dhe shumë të tjera.
Marco Reus, thotë se Haaland është i shqetësuar për të ardhmen e tij, por njëkohësisht i fokusuar në fushë për të dhënë më të mirën.
Por, eliminimi nga Champions e ka zhgënjyer atë, si gjithë të tjerët.
“Sapo e pashë në dhomat e zhveshjes, ishte i zemëruar. Ende nuk flasim për të ardhmen e tij, por do të vijë momenti kur do të diskutohet edhe për këtë temë. Ai duket se është i shqetësuar për këtë. Për momentin, thjesht dëshiron të shënojë gola dhe është i lumtur për formën e tij. Sigurisht ai e di se çfarë ka këtu. Por, në fund, vendimi i përket atij”, tha Reus.