Djemtë e legjendave të humorit në Kosovë, të ndjerit Rasim Thaçi-Cima e po ashtu edhe Ibrahim Krajkovës së bashku me atë të aktorit Sevdai Rodogoshi, Artan Thaçi, Bekim Krajkova e Shkumbin Radogoshi, kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do t’iu sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.
Kështu kanë bërë të ditur të njëjtit përmes disa postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale.
“TRESHI PËRSHESHI Junior’s. Rreth 35 vite më parë në muajin dhjetor të vitit 1986 filloj së punuari treshja e famshme.
Pas 35 viteve djemtë e legjendave së bashku. Tradita vazhdon”, thuhet në një postim të ndarë në Instagramin e Rasim Thaçit-Cimës.Theksojmë që në dhjetor të vitit 1986 ishte formuar “Treshi Përsheshi” nga Cima, Leci e Qumili, e pikërisht në këtë kohë, dhjetor 2021, është formuar “Treshi Përsheshi – Junior”.