Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në Pejë janë arrestuar dy gra, pasi sipas policisë, të njëjtat janë rrahur mes vete, përcjell KosovaPost.
Të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 01.03.2022 – 04:20. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”