Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës në linjën Gjakovë-Prishtinë. Nga katër euro sa ishte, është bërë pesë euro, transmeton KosovaPost.
Këtë lajm e ka bërë të ditur njëra prej kompanive që funksionon në vend.
Kompania “Sharr Travel” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit do ta ketë 5 euro.
“Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë. Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €. Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”, njofton Sharr Travel.
Ndërkaq, përveç se rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet ushqimore së fundmi është rritur çmimi i energjisë elektrike, rritje të çmimit ditë më parë kanë paralajmëruar edhe nga kompania e ujësjellësit, por edhe nga Gastronomia./FrontO