Nga Komisioni për Legjislacion, sot është miratuar raporti me amandamente për ProjektiLigjin mbi Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adnan Rrustemi.
Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi ka renditur të gjitha çështjet e adresuara sot në Komision.
Ndër të tjera çështje, u adresua edhe ajo për pasurinë e pajustifkueshme, me ç’rast sipas deputetit është afruar mundësia për miratimin e këtij ProjektLigji.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
NJË HAP MË AFËR KRIJIMIT TË BYROSË SHTETËRORE PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME
Komisioni për Legjislacion miratoi raportin me amandamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore përVerifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
– Është adresuar nevojën për ndryshimin/sqarim të disa nga përkufizimet që kanë qenë në Projektligj siç është çështja e palëve te treta, përkatësisht palëve me interes juridik;
– Është adresuar çështja e mbikëqyrjes së ku është paraparë një mekanizëm tërësisht i pavarur me përfaqësues nga institucionet pavarura të kategorisë kushtetuese dhe ligjore, siç janë një gjyqtar i gjykatës Supreme, kryesues, pastaj anëtarë Auditori i Përgjithshëm, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Një zëvendës i Avokatit të Popullit i caktuar nga Avokati i Popullit si dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, ky komisioni përpos që do ta mbikëqyrë punën e Byros, do ta zhvilloj edhe procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm, në një procedurë të përcaktuar në detaje e cila garanton proces me integritet, dhe në fund të procesit do ti rekomandoj Kuvendit emrat e kandidatëve më të suksesshëm dhe atë jo me pak se dy (2) e as më shumë së pesë (5) kandidat, njërin nga të cilët do ta emëroj Kuvendi, sipas dispozitave përkatëse në fuqi.
– Po ashtu është adresuar edhe çështja e inicimit të procedurës së verifikimit të pasurisë mbi bazën e informatave të besueshme lidhur me pasurinë e pajustifikueshme duke i specifikuar qartë këto situata, për më tepër është përcaktuar se organet ligj-zbatuese siç janë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, Njësiti për Inteligjencë Financiare, Noterët dhe Përmbaruesit Privat, të cilët obligohen që sipas kërkesës nga Byroja në mënyrë aktive t’i ofrojnë pa vonesë informatat e kërkuara, po ashtu është qartësuar edhe çka nënkupton informatë e besueshme e cila është: dokument, provë, dëshmi apo e dhënë, e cila lë të kuptojë që ka mospërputhje në mes të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së krijuar.
– Është adresuar edhe çështja e verifikimit të pasurisë e cila bëhet për pasurinë e fituar gjatë periudhës se ushtrimit të funksionit publik nga ana e personit zyrtar, përveç, kur Byroja vlerëson apo konstaton se pasuria e personit zyrtar e fituar pas periudhës së ushtrimit të funksionit publik është në masë të madhe më e lartë së të hyrat e tij të ligjshme apo pasuria e fituar gjatë periudhës se ushtrimit të funksionit publik nga ana e personi zyrtar, mund të zgjerohet verifikimi edhe për periudhën pasi që zyrtari publik nuk ushtron më funksionin publik, kjo periudhë nuk mund të jetë me gjatë se pesë (5) vite pas përfundimit të funksionit.
– Është përcaktuar edhe aspekti i trajtimit me prioritet të rasteve, përkatësisht është Drejtori i Përgjithshëm ai i cili do të ketë përgjegjësi që të vlerëson në pamje të parë lartësinë e shpërputhjes së pasurisë me të hyrat e ligjshme duke i dhënë prioritet rasteve nga vlera më e lartë e shpërputhjes deri tek pragu i përcaktuar me dispozitat e ligjit, prag i cili është prej njëzetepesëmijë (25.000) euro;
– Adresohet edhe çështja e masës së përkohshme të sigurimit të pasurisë, e cila kurdo përpara ose pas paraqitjes së propozimit për konfiskim, me propozimin e zyrtarit të Byrosë, Gjykata mund të caktojë këtë masë, pa njoftim dhe dëgjim paraprak të palës në procedurë, nëse Byroja e bënë të besueshëm pretendimin për ekzistimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe se masa e përkohshme është e bazuar në prova të mbledhura në procedurën e verifikimit dhe është urgjente dhe se me veprim ndryshe, pasuria mund të tjetërsohet, asgjësohet apo në çfarëdo forme nuk do të jetë në dispozicion të atij personi, duke i përcaktuar këto masa në listë jo shteruese;
– Është adresuar edhe çështja e obligimeve të palëve gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatë, ashtu që, Byroja i paraqet provat para Gjykatës lidhur me përmbushjen e standardit civil të vlerësimit të gjasave, se pasuria që është objekt shqyrtimi është e pajustifikueshme, kurse po ashtu edhe pala në procedurë në seancën e shqyrtimit, duhet të provojë se pasuria që është objekt i propozimi, ka prejardhje të justifikueshme.
– Është adresuar edhe çështja e pasurive zëvendësuese, e cila konfiskohet në rastet kur nuk është e mundur të konfiskohet pasuria e propozuar për konfiskim dhe është specifikuar vlera, sipas vlerës së pasurisë në treg në kohën e vendimit të Gjykatës;
– Po ashtu janë rishikuar afatet me theks të veçantë janë rritur afatet për ushtrimin e mjeteve juridike të palëve në procedurë;
– Adresohet të drejtat e palëve me interes juridik dhe procedura e përfshirjes së tyre në rastin ku ata e kanë interesin e tillë juridik;
– Adresohet çështja kur krahas procedurës së zhvilluar sipas Projektligjit, zhvillohet edhe si dhe qartëson rastet e pezullimit të procedurës së konfiskimit nga Gjykata në rast të zhvillimit të një procedure penale;
– Adresohet çështja e kompensimit të palëve në rast të pezullimit të pasuksesshëm të procedurës së konfiskimit, qartësohet se kjo çështje rregullohet nga një ligj tjetër në fuqi, përkatësisht Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve./KosovaPost/