Të premtën është caktuar seanca e eradhës e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të diskutohet Ligji i Pagave dhe dhe ligji për zyrtarët publikë, raporton Kosova Post.
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, njoftoi se të premten do të votohet edhe Komisioni për vetingun në sistemin e drejtësisë.
“Të premtën votohet Komisioni për Vettingun Sot Kryesia e Kuvendit ka vendosur për seancën plenare që do të mbahet të premten. Në këtë seancë përveç tjerash pritet të votohet edhe Komisioni ad hoc për Vettingun në Sistemin e Drejtësisë”, tha ai./KosovaPost/