Një termocentral bërthamor i Ukrainës është tani nën urdhra nga komandanti i forcave ruse që mori kontrollin e vendit javën e kaluar. Lajmin e bën të ditur Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e cila i ka siguruar informacionet nga Ukraina.
Sipas IAEA, Ukraina ka raportuar se forcat ruse në termocentralin e Zaporizhzhia-s kanë fikur disa rrjete celulare dhe internet, kështu që nuk mund të merret informacion i besueshëm nga impianti përmes kanaleve normale.
IAEA shtoi se stafi operativ në reaktorin më të madh bërthamor të Evropës duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tyre të sigurisë dhe të ketë kapacitetin për të marrë vendime pa presione të panevojshme./abcnews