Forcat ruse thuhet se janë tërhequr nga aeroporti Hostomel, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Aeroporti pranë Kievit ka qenë subjekt i luftimeve të ashpra që nga dita e parë e konfliktit pasi marrja e tij do t’i kishte lejuar Rusisë qasje më të lehtë në kryeqytet.
Forcat ukrainase gjithashtu kanë rimarrë disa fshatra përgjatë “boshtit lindor”, është thënë më tej.
Pas luftimeve të rënda, ata kanë siguruar një rrugë kyçe në Kharkiv lindor pas çlirimit të Trostyanets në fillim të kësaj jave.
Ndërsa përgjatë “boshtit veriperëndimor”, përpjekjet e forcave ukrainase për të avancuar nga Irpin drejt Bucha dhe Hostomel janë duke vazhduar. /Telegrafi