“Nuk ka mundësi që talebanët të marrin nën kontroll Kabulin në një të ardhme të afërt”, tha përfaqësuesi i posaçëm i presidentit rus për Afganistanin, Zamir Kabulov, transmeton Kosova Post.
Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit rus për Afganistanin, Zamir Kabulov, duke bërë të ditur se nuk vlerësojnë evakuimin e personelit rus në ambasadën e Rusisë në Kabul tha se nuk ka mundësi që talebanët të marrin nën kontroll Kabulin në një të ardhme të afërt, transmeton shkruan AA.
Në një deklaratë për të agjencinë ruse të lajmeve TASS, Kabulov bëri vlerësime lidhur me bisedimet e kryera dje në Doha me zyrtarët të talebanëve dhe me marrjen nën kontroll të disa rajoneve kritike në Afganistan nga talebanët.
Kabulov kritikoi administratën afgane për shkak të situatës që përkeqësohet në Afganistan. “Vonesa e bisedimeve të paqes me talebanët nga administrata e Kabulit ka shkaktuar që situata në vend të përkeqësohet”, tha ai.
Më tej Kabulov shpjegoi se bisedimet që ka zhvilluar në Doha kanë qenë të frytshme. “Por, arritja e marrëveshjes dhe zbatimi i saj janë gjëra të ndryshme. Kjo nuk është e lidhur me talebanët, por në të njëjtën kohë edhe me qeverinë aktuale të Kabulit e cila më në fund duhet të mbledhë mendjen dhe të fillojë bisedimet konkrete”, shtoi Kabulov.
Ai theksoi se nuk planifikojnë të evakuojnë personelin e ambasadës në Kabul për shkak të përparimit të talebanëve në Afganistan. “Nuk vlerësojmë evakuimin e personelit rus në ambasadën në Kabul. Nuk ka mundësi që talebanët të marrin nën kontroll Kabulin në një të ardhme të afërt”, tha Kabulov.