Ministria e Mbrojtjes në Britani, ka njoftuar se Rusia ka vendosur 22 grupe batalione pranë Izyim, një qytet lindor në përpjekje për të shtyrë në rajonin e Donbasit.
“Përpjekjet për të thyer mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia janë shtuar. Rusia synon të shtrihet përtej Izium me qëllim që të pushtojë qytetet si Kramatorsk dhe Severodonetsk”, njoftoi ministria.
Sipas zyrtarëve britanikë kapja e këtyre qyteteve do të konsolidonte kontrollin ushtarak rus në Donbasin verilindor.