Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha feston sot 77 vjetorin e lindjes.
Me rastin e kësaj date të veçantë për të, përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se është i lumtur dhe i motivuar.
“Sot 77 vjeç! Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen:
Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe,
Ne një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri!
Mirënjohje te pakufishme te Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve te mi ne Shqipëri dhe kudo qe janë, te cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë te mundur te përmbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit”, ka shkruar Berisha.