Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi së bashku me udhëheqës të institucioneve korrektuese kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmoreve në Prekaz, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për liri, transmeton Kosova Post.
Ai takoi edhe Rifat Jasharin, të cilit i shprehu respekt dhe mirënjohje për kontributin e dhënë të familjes Jashari në çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë më poshtë:
Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, z. Sami Gashi së bashku me udhëheqës të institucioneve korrektuese kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmoreve në Prekaz, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për liri.
Po ashtu, takuan edhe Rifat Jasharin, të cilit i shprehën respekt dhe mirënjohje për kontributin e dhënë të familjes Jashari në çlirimin e Kosovës.