Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit pas deklaratës se jep 100 Samia për Bekim Jasharin.
Lushtaku i ka reaguar Lladrovcit duke thënë se nuk e ka mendjen me u marr me të pasi ai është i vogël.
“Shkruj thuj po thotë Samia 200 jepi se 100 pak. Boll dal unë veç një. Qesharak është ai nuk e kam mendjen me u marr me të i vogël është ai”, ka deklaruar ai për Gazetën Infokus.
Kujtojmë se i pari i Drenasit, ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.