Të gjitha bizneset në komunën e Suharekës nga sot obligohen që hapsirën publike para lokalit ta pastroj çdo ditë.
Këtë vendim e mori sot kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai tha se për mosrespektim të kësaj urdhërese do të ndëshkohet nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton.
“Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapsirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbaj (pastroj) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.
Për mosrespektim të kësaj urdhërese do të ndëshkohet nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton.
Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese.
Bashkë me vullnetin më të mirë e realizojmë synimin tonë që Komuna e Suharekës të mbetet komuna me ambientin më të mirë në Kosovë”, tha ai./i.o