Pas tensioneve në kufi ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ka reaguar sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss e cila ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me “pasoja të rënda ekonomike” nëse pushton Ukrainën. Ajo tha se një veprim i tillë do të ishte një “gabim strategjik”, transmeton KosovaPost.
Truss tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj duhej të “frenonin Rusinë nga ndërmarrja e këtij kursi veprimi”.
Tensionet po rriten ndërsa Moska vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin e Ukrainës, por Kremlini nga ana tjetër ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën.
Truss theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe BE po përpiqen të sigurojnë që ekonomitë perëndimore të jenë më pak të varur nga energjia ruse.
Sekretarja e Jashtme përmendi gjithashtu faktin se gazsjellësi Nord Stream 2 midis Gjermanisë dhe Rusisë do të ishte një problem nëse Rusia pushton Ukrainën.