Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një Lamborghini në Prizren dhe se pronarit të tij i është shqiptuar një gjobë.
Sipas Policisë veturën ka qenë duke e vozitur një i mitur.
“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11-vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai”, thuhet në njoftim.
Automjetin të cilin drejtonte i mituri thuhet se ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit dhe se poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.
“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit I është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit”, thuhet në njoftim.