Senatorja amerikane jep detaje për vizitën në Kosovë

Dy senatorë amerikanë do të vizitojnë Kosovën

Senatorja Jeanne Shaheen dhe senatori Peter Welch të premten do të vijnë për vizitë në Kosovë, transmeton KosovaPost.

Dy senatorët amerikanë do të takohen me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në platformën ‘X’, Shaheen njofton për vizitën e tyre në Kosovë, raporton RTKlive.

“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar Shaheen.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish