Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, iu dorëzoi çelësat e 36 apartamenteve të reja në veri të Mitrovicës, qiramarrësve në tre ndërtesa banimi, ndërtimi i të cilave u bë me fondet e Qeverisë së Serbisë dhe të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën.
Pasi vizitoi apartamentet e ai theksoi se “nuk ka dhuratë më të mirë për shtetin e Serbisë vetëm para Krishtlindjeve sot, sesa të shohë buzëqeshje në fytyrat e “këtyre njerëzve të mrekullueshëm të cilëve u kemi dorëzuar çelësat e apartamenteve”, raporton portali “Kosovo Online”.
“Zyra për Kosovë dhe Metohi dorëzoi 36 apartamente, nga gjithsej 96 që ndërtoi në vitin 2020. Tetë ndërtesa në veri të Mitrovicës, pesë ndërtesa në Leposaviq, dy ndërtesa në Zveçan dhe tre ndërtesa në Zubin Potok. Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në vitin 2021 ”, tha Petkoviq.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i përgëzoi pronarët e rinj të apartamenteve, dhe tha se “të gjithë në Serbi janë një familje e madhe” dhe duke aluduar në Kosovën shtoi se “pavarësisht se në cilën pjesë të vendit tonë jetojnë”, transmeton klan, kosova.