Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Halil Thaçi, kandidat i LV-së për kryetar të Obiliqit

    Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit

    Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Parashikimi i motit për nesër

    Kearns për Urën e Ibrit: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën, ndërsa injoron rastin e Banjskës

    Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë

    Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gj*enocidin në Kosovë

    Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gj*enocidin në Kosovë

    Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshkrimet për president

    Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshkrimet për president

    Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të mëdha në vend?

    Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të mëdha në vend?

    Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri

    Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri

    Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për misionin e KFOR-it

    Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për misionin e KFOR-it

    FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

    FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbia vazhdon të jetë ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan, Rusia paralajmëron një medium të ri në tregun serb

15 Nëntor 2024, 9:18
në Kryesore, Lajme, RAJON
Serbia vazhdon të jetë ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan, Rusia paralajmëron një medium të ri në tregun serb
Share on FacebookShare on Twitter

Një stacion televiziv rus së shpejti do të hapet në Serbi.

Kjo pavarësisht kërkesave të shumta të BE-së që Serbia duhet te vendos sanksione dhe të shkëputet nga bashkëpunimi me Rusinë.

Kështu ka njoftuar Margarita Simonyan, kryeredaktore e medias shtetërore ruse që njohët për shtrirje të  propagandës pro Kremlinit e Putini.

Ajo para pak ditësh ka njoftuar se Rusia do të hapë një stacion të ri televiziv në Serbi së shpejti.

Analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se kjo që po bën presidenti serb Aleksandar Vuciq në Serbi, është totalisht e papranueshme.

“Është e pabesueshme se si Vuçiq dhe Putin po poshtërojnë Uashingtonin dhe Brukselin…”,ka shkruar ajo në X.

Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?

“Manipulimi dhe ndërhyrja në media janë rreziqe për proceset demokratike dhe qëndrueshmërinë sociale në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit paralajmëroi më parë se mediat e Kremlinit, RT dhe Sputnik, janë elementët më domethënës në sistemin rus të dezinformimit dhe propagandës”, thuhet në një përgjigje të Departamentit të Shtetit ndaj hetimit të programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës në lidhje me funksionimin e papenguar të mediave shtetërore ruse në Serbi, pavarësisht sanksioneve dhe ndalimeve që u janë vënë këtyre medieve ndër të tjera, për inkurajimin dhe mbështetjen e agresionit kundër Ukrainës.

Kjo çështje u aktualizua në një raport të fundit të Gazetarëve pa Kufij, një organizatë joqeveritare e përqendruar në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Në raport, theksohej se RT, ish “Russia Today”, përdor korrespondenturën në Beograd për të përshtatur rrëfimin e Kremlinit, përpara se ta shpërndajë në zonën e Evropës Juglindore.

Gjithashtu u tha se kjo është bërë e mundur për shkak të ndikimit të autoriteteve serbe në media, si dhe mjedisit të favorshëm politik.

Në përgjigjen e tij, Departamenti i Shtetit theksoi se, do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët serbë për njohjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve dhe veprimtarive të fshehta të RT-së.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit (Antony) Blinken njoftoi se RT, si pjesë e rrjetit ‘Rusije sevodnje’, e cila përfshin gjithashtu RT Ballkanin, ka shkuar përtej rolit të dezinformuesit dhe propaganduesit të Kremlinit dhe ka filluar të merret me ndikime dhe operacione të fshehta destabilizuese në fushën e informacionit në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione shtesë për t’iu përgjigjur përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Moldavi dhe për të ndikuar në veprimtaritë keqdashëse të kryera në mbarë botën nga ata që kontrollojnë RT-në”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës.

Në përgjigje aludohet për vendimin e shtatorit të autoriteteve amerikane për të sanksionuar mediat shtetërore ruse. RT u etiketua si bashkëpunëtore e ushtrisë ruse, e cila po mbledh para për të blerë snajperë dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.

SHBA, sanksione ndaj mediave shtetërore ruse

Qëndrimin për funksionimin e mediave ruse në Serbi e ka shprehur edhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian, komunitet me të cilin vendi po negocion anëtarësimin për më shumë se një dekadë.

Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të BE-së, Peter Stano, tha se Serbia duhet të marrë masa urgjente në luftën kundër manipulimit dhe ndërhyrjes së mediave ruse.

“Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj mediave shtetërore ruse, përfshirë RT-në, transmetimet e së cilës brenda dhe jashtë BE-së janë pezulluar. Këto media, duke përfshirë RT-në në të gjitha format e saj, janë bërë një instrument i Kremlinit në luftën kundër Ukrainës dhe një kanal për përhapjen dhe manipulimin e informacionit”, tha zëdhënësi Stano për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndonëse një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk ka ndaluar transmetimet e RT-së dhe Sputnik-ut. Ndryshe nga ajo, Mali i Zi e bëri këtë në vitin 2022.

Thirrjeve nga Brukseli, në Beograd, iu përgjigj Arno Gujon, shef i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në qeverinë e Serbisë. Ai tha se shteti do të vazhdojë të promovojë larminë mediatike dhe lirinë e mendimit.

“Kërkesa e Bashkimit Evropian është shumë shqetësuese. Ajo të kujton periudhën e komunizmit gjatë së cilës censura u aplikua në Jugosllavi në emër të luftës kundër ‘ideve të dëmshme ose të padëshirueshme’. Ajo bie ndesh me vlerat e pluralizmit, tolerancës dhe lirisë së fjalës, në të cilat besojnë serbët dhe për të cilat luftuan shumë intelektualë serbë, të cilët u burgosën dhe u vranë për shkak të saj”, shkroi Gujon në rrjetin social X.

RT Balkan ekziston në Serbi që nga viti 2022. Ajo publikon përmbajtje në portalin e internetit dhe rrjetet sociale. Televizioni edhe pse është përfolur, ende nuk është nisur. Sputnik Serbia, nga ana tjetër, mbërriti pak më herët, në vitin 2017. Ai është pjesë e agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, me qendër në Moskë, e cila është themeluar nga grupi shtetëror mediatik “Rusia Sevodnja” dhe është pasardhës i agjencisë “RIA Novosti” dhe radios “Zëri i Rusisë”.

Ruslan Trad, një ekspert në Laboratorin për Kërkime Dixhitale Forenzike pranë Këshillit të Atlantikut, shpjegon për Zërin e Amerikës se Rusisë në Beograd po i sigurohet një platformë për ndërtimin e një infrastrukture serioze, e cila përfshin edhe një prani mediatike.

“Ndikimi i fortë i qeverisë në jetën publike në Serbi mundëson që operacionet në fushën e informacionit të zhvillohen, sipas tyre, në një mjedis të përshtatshëm. Kështu, rrëfimet pro-qeveritare ruse sigurojnë vazhdimësi në mediat lokale. Mediat propagandistike ruse përdorin Serbinë për të krijuar një prani në rajonin më të gjerë. Ata përdorin metoda të ndryshme, si platformat e reklamimit në Google, në të cilat përdoruesit kanë besim, për t’i ridrejtuar në përmbajtjen e ‘Russia Today’ ose mediave të tjera ruse ose pro-ruse në gjuhën serbe”, thotë eksperti i mekanizmit të specializuar për shpalosjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale.

Zoti Trad beson se autoritetet serbe nuk do të bëjnë asgjë në lidhje me kundërshtimet e shprehura nga Bashkimi Evropian apo vëzhguesit joqeveritar.

“Pozicioni i Beogradit është i qartë. Bashkimi Evropian, i cili ka interesa ekonomike në Serbi të lidhura me litiumin, vështirë se do të bëjë më shumë sesa të komentojë dhe të bëjë deklarata. (Presidenti serb Aleksandar) Vuçiç nuk e sheh si problem, kështu që gjërat do të vazhdojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë”, vlerëson bashkëbiseduesi i Zërit të Amerikës, sipas të cilit, ndryshimi i një situate të tillë varet nga vendimet politike dhe vullneti për të zbatuar ligjin.

“Është e qartë se Beogradi e bën të mundur këtë për shkak të interesit dhe jo për shkak se është i vënë me shpatulla pas murit. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Serbia e sheh Federatën Ruse si aleate, por jo si partnere me çdo kusht. Nuk është rastësi që Beogradi ka lidhje edhe me Kinën, SHBA-në dhe vendet evropiane si Franca. Megjithatë, nëse dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, Beogradi do të duhet të zbatojë sundimin e ligjit dhe të përmirësojë situatën në mjedisin mediatik”, përfundon eksperti Trad.

Në maj të vitit 2020, Qendra e NATO-s për Komunikimin Strategjik (STRATCOMCOE) publikoi studimin “Gjurmët ruse në mjedisin informativ të Ballkanit Perëndimor” në të cilin theksohet se prania e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është e pashmangshme, prandaj angazhimi dhe ndihma e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm për procesin e reformave demokratike të vendeve të rajonit.

Publikimet e asaj organizate analizuan edhe mediat që kontribuojnë në përhapjen e ndikimit rus duke shpërndarë përmbajtjen e Sputnik Serbisë. Lista përfshinte mediat lokale si Srbin.info, Novosti.rs, B92.net, Informer, Kurir, Alo, Blic dhe Telegraf.G.E.

Etiketat: BallkanRusiaSerbia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

8 muaj më parë
Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

8 muaj më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

8 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH