Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe takimi i tij me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, e ka marrë gjithë vëmendjen e medieve nga Beogradi, transmeton Kosova Post.
Mediumi i njohur B92 shkruan se Rama sulmoi Serbinë nga kryeqyteti i Kosovës, duke thënë se serbët u mundën në fushën e betejës.
Ato kanë shkruar se:
“Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Ai akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës.”
Për më shumë, mediat serbe shtojnë se:
“Ai veprimet e serbëve në veri i quajti manovra teatrale, ndërsa përmendi gjithashtu se e ashtuquajtura qeveri. Kosova pagoi energjinë elektrike për serbët në veri.”
Mbi të gjitha ato vënë theksin te fakti se Kryeministri Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave me Serbinë, por gjithashtu se dialogu është zgjidhja e vetme për këtë çështje./KosovaPost/