Pas ngjarjeve në Bucha, SHBA-të futën në listën e sanksioneve vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe dy banka ruse, përcjell KosovaPost.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, u njoftua se sanksione të reja u vendosën kundër Rusisë në koordinim me G7 dhe Bashkimin Evropian, pasi qindra trupa civilësh u gjetën në qytetin ukrainas Bucha, i cili u çlirua nga rusët.
Prandaj, të gjitha asetet e institucionit financiar më të madh rus Sberbank dhe Alfa Bank u ngrinë gjithashtu dhe marrëdhëniet tregtare me këto ndërmarrje u ndaluan. Këto janë dy bankat më të madhe private në vend, të cilat më parë ishin përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA-së.
Sanksionet përfshinin elitat ruse dhe familjet e tyre, si dhe dy vajzat e rritura të Putinit, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, ish-presidentit rus Dmitri Medvedev dhe kryeministrit Mikhail Mishustin.
Përveç kësaj, sipas sanksioneve, Departamenti i Thesarit i SHBA-së e ndaloi Rusinë të kryente pagesat e borxhit me fonde nën juridiksionin e SHBA.
Si dhe të gjitha investimet në Rusi janë gjithashtu të ndaluara me sanksionet e reja./KosovaPost/.