Shtetet e Bashkuara e Amerikës i bënë thirrje Koresë së Veriut, e cila po teston raketa të avancuara hipersonike, të ndalojë “provokimet”.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se ndalimi i provokimeve nga Koreja e Veriut do të tregojë se ajo është e interesuar për dialog dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të jenë të gatshëm të angazhohen në dialog.
Price deklaroi se SHBA-ja nuk ka vendosur asnjë parakusht për rifillimin e negociatave me Veriun.