Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë ka vlerësuar deklaratat e fundit të Presidentit të Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodikut si “absurde” dhe “me qëllim të keq, transmeton KosovaPost.
Pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më 23 maj, Dodik bëri akuza kundër Ambasadës së SHBA në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ambasadorit Michael Murphy, duke pretenduar se qëllimi i tyre është “shkatërrimi i Republikës Serbe në Bosnje”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi nuk përbëjnë kërcënim për Republikën Srpska apo aspiratat e banorëve të saj për të pasur një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë. në Twitter.
integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Departamenti i Shtetit, duke komentuar takimin mes Dodikut dhe Putinit, deklaroi se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, derisa që ai vend po kryen agresion kundër Ukrainës”.