Përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, Sistemit Prokurorial dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, pritën në takim ndihmës-sekretarin amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson.
Zyrtari i lartë amerikan, Todd Robinson, pasdite në Pallatin e Drejtësisë, bashkë me kryesuesin i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, kanë nënshkruar marrëveshjen për donacionin me pajisje për ‘audio due video- incizime’ të seancave gjyqësore, të Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.