Këshilltari i presidentit amerikan, Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha se kanë kaluar në kontakt me Teheranin për lirimin e shtetasve amerikanë që mbahen të arrestuar në Iran, transmeton Kosova Post.
Marrëdhëniet e fundit mes ShBA-së dhe Iranit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Sullivian i vlerësoi në një intervistë për televizionin amerikan “CBS”.
I pyetur për lirimin e qytetarëve amerikanë që mbahen të burgosur në Iran, këshilltari Sullivan tha: “Kemi nisur kontaktet me iranianët për këtë çështje. Irani nuk na ka kthyer ende përgjigje. Ne nuk do të pranojmë një situatë, ku amerikanët mbahen të arrestuar me rrugë të padrejta dhe paligjshme.
Këshilltari i presidentit amerikan për Sigurisë Kombëtare shtoi se janë të vendosur gjithashtu për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.
Administrata Biden ka deklaruar se është e gatshme për të nisur bisedimet me Iranin për ta ribërë funksionale marrëveshjen bërthamore (2015).trt