Miami Heat mundi Indiana Pejsersit, duke regjistruar edhe 22 goditje precise për 3 pikë. Mirëpo në qendër të vëmendjes në këtë përballje ishte Udonis Haslem, i cili shënoi tripikëshin e gjashtë në karrierën e tij 18 vjeçare në NBA, përcjell KosovaPost.
Haslem është 41 vjeçar dhe është basketbollisti më i vjetër në NBA për momentin, së bashku me LeBron Xhejmsin dhe Karmelo Entoni, të vetmit të gjeneratës 2003, që janë aktiv në sezonin aktual të NBA-s. Dhe derisa Stefon Kerri kohët e fundit arriti pothuajse 3,000 tentime të suksesshme për 3 pikë në karrierën e tij, Haslem arriti që të regjistrojë vetëm tripikëshin e gjashtë.
Ndryshe ishte ndeshja e 21 -të në katër vitet e fundit në NBA, ndërsa mediat raportojnë se në karrierën e tij 18 vjeçate, Huslem ka regjsitruar 60 tentime për 3 pikë dhe ka realizuar vetëm 6-të, që i bie që çdo tentim i 10-të është realizuar me sukses.