Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shëngjin pas mesnate, pas një sherri të ndodhur.
Policia ka shoqëruar disa persona në polici që mund të kenë dijeni për ngjarjen pas sigurimit të pamjeve filmike.
Rrethanat janë ende të paqarta për ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:50.
Lezhë/Informacion paraprak
Me datë 08.08.2021, rreth orës 01:50 , në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./t.ch