Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu, ka thënë se pret nga kryeministri Kurti një fjalim ku ky i fundit shpreh keqardhje dhe kërkon falje për gabimet në menaxhimin e pandemisë.
Baraliu këtë e ka thënë përmes një postimi në rrjetin social.
Ky është postimi i plotë i Baraliut:
“… në pritje të një fjalimi të kryeministrit Kurti ku shpreh keqardhje, merr përgjegjësi, kërkon ndjesë për gabimet, dhe — më së rëndësishmi — lutë qytetarët, sidomos idhtarët e tij, të vakcinohen me urgjencë dhe vetëdije të ‘re’. Në luftëra si kjo dallohen liderët e vërtetë, ata që i japin drejtim popullit!