Fatmir Latifi, hoxhë i mirënjohur nga Mitrovica, ka dalë në mbrojtje të flamurit kombëtar shqiptar, transmeton Kosova Post.
Hoxhë Latifi, i cili ishte edhe ushtar i UÇK-së, ka thënë qartë dhe shkurt se:
“Kush na e fyen flamurin tonë shqiptar në emër të Islamit, ai është armiku i Islamit”.
Por po ashtu, sipas tij, edhe ai që e fyen Islamin në emër të shqiptarisë, “është armik i shqiptarisë!”
Hoxhë Latifi, njëherësh, siç e thamë: veterani i UÇK-së, këtë koment të shkurtër dhe konciz e ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
REAGIM NË MBROJTJE TË FLAMURIT KOMBËTAR
Kush na e fyen flamurin tonë shqipëtar në emër të Islamit ai është armiku i Islamit, po i njëjti është edhe ai që na e fyen Islamin në emër të Shqiptarisë, ai është armik i Shqiptarisë.
Me respekt, Hoxhë Fatmir Latifaj!